Hamburger me çmim të ulët, dyndje në Filipine (Video)

29/08/2017 00:00

Ulja e çmimit të hamburgerave ka shkaktuar kaos në një “fast food” në Filipine.

Oferta e limituar në kohë bëri që qindra njerëz të dyndeshin në “Zark’s Burgers”, pasi u njoftua se 80 klientët e parë do të merrnin hamburger me një çmim shumë simbolik.

Një video tregon se si njerëzit shtynin njëri-tjetrin drejt hyrjes, duke pritur që dyqani të hapte dyert. Në momentin që u hapën, njerëzit u vërsulën brenda, ndërkohë që dëgjohen ulërima nga turma.

“Zark’s Burger” kërkoi falje në Facebook: “Kërkojmë ndjesë për problemet që solli dëshira jonë për të festuar 8-vjetorin e lindjes sonë”.

Top Channel