Një video e publikuar së fundmi tregon se si dy murgj budistë përleshen me njëri-tjetrin anës rrugës.

Murgjit shihen duke zbritur nga autobusi e duke ecur në një nga rrugët e Jangonit. Pas një debati të ashpër, njëri prej tyre e godet me çadër në kurriz shokun.

Kjo bën që të nisë një përleshje që përfundon me njërin prej murgjve të shtrirë në tokë, anës rrugës.

Personi që ka xhiruar videon, ka shkruar: “Ka prova të sjelljes së tyre të keqe, kështu që nuk mund ta fshehin më. Këta murgj duhet të turpërohen për atë që kanë bërë”.

Top Channel