Njerëzit në të gjithë Kaliforninë kanë qëndruar në radhë, njëri pas tjetrit, me shpresën se do të blejnë biletën fituese të “Powerball”, që do t’u jepte atyre jo më pak se 700 milionë dollarë, “jackpot”-i i dytë më i madh në historinë e lotarisë.

Mundësitë për të fituar janë astronomike, por kjo nuk i ka frenuar njerëzit në “Bluebird Liquor”, në Haëthorne të Kalifornisë, që kanë qëndruar madje edhe për orë në radhë, me shpresën për pak fat.

Shifra e plotë e “jackpot”-it dorëzohet vetëm nëse fituesi pranon që shuma të ndahet në 30 këste përgjatë 29 viteve. Ndërsa, nëse do të marrësh të gjithë paratë menjëherë, shifra e përllogaritur është 443.4 milionë dollarë.

Numrat fitues do të zgjidhen javën e ardhshme në Tallahase të Floridës, kur 5 nga 69 topat e bardhë dhe një nga 26 topat e kuq do të përzgjidhen.

Top Channel