Salihi, “makinë” golash

19/08/2017 00:00

Transferimi i Hamdi Salihit në kampionatin austriak të futbollit shihej si vendparkimi i fundit në karrierën e bomberit të kombëtares. Por, në të vërtetë, firma e shkodranit me Viener Nojshtadin e ka rivendosur në vitrinën e ligave europiane, kjo përmes golave.

“Hamdi Salihi, një makinë golash”! Kështu e ka cilësuar “Sky Sport” sulmuesin e kryesuesve të Ligës Austriake në një speciale dedikuar futbollistit shqiptar. Shkodrani shënoi dy gola në suksesin kundër Vatensit, duke mundësuar një qetësi olimpike për skuadrën e tij në krye të renditjes. Në 7 javë, Nojshtadi ka marrë 6 fitore dhe një barazim, marshim galopant falë dhe shqiptarit.

Hamdi Salihi me 6 gola në 7 ndeshje po e shpërblen besimin e trajnerit Roman Mehlih. Sipas “Sky Sport”, sulmuesi shkodran jo vetëm që bind në fushë, por eksperienca e tij dhe personaliteti orientojnë dhe të rinjtë e ekipit. 33-vjeçari po përjeton një rini të dytë te Viener Nojshtadi.
 
“Punoj çdo ditë për të arritur objektivat. Skuadfra po ecën mirë dhe kështu bëhet më e lehtë për mua që të shënoj gola. Do t’i marrim ndeshjet me radhë”, tha Hamdi Salihi pas protagonizmit të radhës në futbollin austriak.

Top Channel