Salihi i pandalshëm në Austri; dopietë dhe tri pikë për skuadrën

18/08/2017 00:00

Hamdi Salihi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në kategorinë e dytë austriake.

Sulmuesi shkodran ka shkëlqyer edhe këtë javë për Neustadtin, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës dhe duke i dhënë skuadrës së tij tri pikët falë fitores 2-1.

Dy golat e shënuar këtë të premte e ngjisin atë në krye të listës së golashënuesve me 6 të tillë të shënuar në shtatë javët e para të kampionatit të kategorisë së dytë austriake.

Me këtë fitore, Neustadt ruan e vetme kryesimin e tabelës në kuotën e 19 pikëve, me 6 fitore dhe një barazim.

Top Channel