4 thundrakët që i shpëtuan tmerrit të Aleppos

11/08/2017 00:00

Luanët dhe tigrat e Aleppos i kanë dhënë një tjetër kuptim forcës për të cilën njihen macet e mëdha, pasi i mbijetuan për më shumë se 6 vite armëve të njeriut.

Plot 13 kafshë të egra që u shpëtuan nga Kopshti Zoologjik i Aleppos, u dërguan fillimisht në Turqi dhe më pas gjetën shtëpi në qytetin Jerash të Jordanisë. Pesë luanët, dy tigrat, dy arinjtë, dy qentë dhe dy hijenat, që dikur jetonin në Kopshtin Zoologjik “Alim al Sahar” të Aleppos, vuajnë nga kequshqimi dhe gjendja e dobët fizike, por ia dolën t’u mbijetojnë luftimeve të ashpra në qytetin e dërrmuar sirian.

Kafshët mbijetuan për më shumë se 6 vite në Kopshtin e braktisur Zoologjik dhe shpëtimi i tyre, sipas aktivistëve që e bënë të mundur, dërgon mesazhin se edhe Siria mund të mbijetojë e të shpëtohet.

Kafshët e egra u dërguan në strehën për natyrën dhe faunën në qytetin jordanez Jerash. Plani për shpëtimin e tyre ishte një përpjekje e Ministrisë turke të Ambientit dhe organizatës bamirëse për kafshët me 4 putra.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel