Gafa e vajzës së zëdhënësit të Putin

07/08/2017 00:00

Yelizaveta ‘Lisa’ Peskova, vajza adoleshente e zëdhënësit të Presidentit rus, është kritikuar pas deklaratave që ajo ka bërë nga një kantier ndërtimi në Krimenë e aneksuar.

Vajza 19-vjeçare e Dmitry Peskov, studente për biznes, dokumenton shpesh jetën e saj në mediat sociale dhe nga çfarë dallohet në fotot që ajo publikon nuk ka asgjë për të fshehur, pasi bukuria e saj krahasohet me ato të modeleve.

Por nëse bukuria e saj nuk ka të sharë, deklarata e saj në kantierin detar në Krime ka vënë atë nën ngacmimet e mediave dhe ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ajo u shpreh se “nuk njihte asnjë person që të mendonte se anijet ndërtohen nga njeriu”.

Vizita e saj në Krime vjen në kuadër të prezantimit të “politikave për rininë” dhe ajo po prezantonte idetë se si duhen afruar të rinjtë në ndërtimin e anijeve.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel