Martesa e saj me protagonistin e “Piratët e Karaibeve”, Johnny Depp përfundoi në mënyrë të bujshme, kur ajo e akuzoi për ushtrim dhune.

Por duket se, aktorja Amber Heard ka qenë sërish e pafat në dashuri. 31-vjeçarja thuhet të jetë e shkatërruar, pasi manjati i teknologjisë Elon Musk i dha fund romancës së tyre njëvjeçare.

Burime të cituara nga tabolidi “Daily Mail” pretendojnë se, prej një jave, Amber dhe Elon nuk janë më bashkë. Vendimi sipas tyre është marrë nga Musk, siç thuhet për shkak të sjelljeve të protagonistes bukuroshe të “The Room Diary”.

Biznesmeni 46-vjeçar, që ka nëj pasuri prej plot 16 miliardë dollarësh, fillimisht e vuri pasurinë e tij si bashkëthemelues i shërbimit online “PayPal”.

Krijuesi i gjigantit të makinave elektrike “Tesla” dhe i kompanisë hapësinore private “SpaceX”, u lidh me Heard pranverën e kaluar, pas divorcit me aktoren Talulah Riley.

Heard pushtoi faqet e para të tabloideve rozë, pas asaj që ajo e quan ndarje toksike me Johnny Depp, të cilin e akuzoi se e kishte nënshtruar ndaj abuzimeve të vazhdueshme përgjatë martesës 15-mujore, pretendime që mohohen nga aktori. Heard fitoi 7 milionë dollarë nga divorci, parà të cilat u zotua t’i japë për bamirësi.

Top Channel