Edgar Çani vishet “i kuq”

03/08/2017 00:00

Pas shumë javësh negociatash dhe takimesh në Itali për ta bindur të rikthehet në vendlindje, sulmuesi Edgar Cani bëhet përforcimi më i ri i Partizanit.

Klubi kryeqytetas njoftoi arritjen e marrëveshjes me ish-bomberin e kombëtares kuqezi. Sulmuesi 28 vjeçar, i cili shënon edhe 16 prezenca me ekipin tonë përfaqësues ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Partizanin.

Pasi ti nënshtrohet vizitave mjekësore Çani do të prezantohet ditën e hënë 7 Gusht si përforcimi më i ri i 15-të herë kampionëve të vendit. Futbollisti kërkohej prej kohësh nga trajneri italian Mark Iuliano dhe këshilltari i presidentit Demi, Luçiano Moxhi duket se ishte kumbar i transfertës në kategorinë Superiore.

Në dy sezonet e fundit, Edgar Çani u aktivizua me ekipin e Pizës, por vuajti një formë me luhatje duke shënuar vetëm 7 gola.

Top Channel