Sofia Vergara urren palestrën!

03/08/2017 00:00

Sofia Vergara është një nga aktoret dhe modelet më sensuale të ekranit. E famshme për format e saj trupore, 45-vjeçarja tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Womes Health”, ajo ka treguar se nuk është fanse e madhe e palestrës. Kjo, ndoshta për shkak të mungesës së saj të vullnetit, por siç shprehet edhe vetë Vergara, gjoksi i saj e ka ndaluar të bëjë aktivitet të rregullt fizik.

Aktorja është shprehur gjithashtu, se nuk ndihet shumë e fuqishme dhe kockat e saj janë shumë të dobëta, gjë që do ta bënte të lëndohej kollaj.

Përpos kësaj, ajo ka pranuar se nuk është lloji i vajzës se fiksuar pas një trupi fit apo muskuloz, për të kjo kërkon shumë punë. Pamja dhe format e saj janë ende frymëzim për shumë vajza të reja dhe Sofia tregon se i ka pranuar më shumë qetësi ndryshimet që kanë ndodhur në trupin e saj me kalimin e viteve.

Top Channel