Amber Rose do të bëjë operacion plastik?

01/08/2017 00:00

Amber Rose ka rrëfyer se po e konsideron të bëjë një reduktim të gjoksit. Ylli 33-vjeçar po mendon të ketë një masë të reduktuar të gjoksit pasi është mjaft e shqetësuar për dhimbjen shpine.

Ajo ka shkruar në faqen e saj të Instagram: “Po mendoj të bëj një reduktim të gjoksit këtë vit… gjokset e mi janë shumë të rëndë, më dhemb shpina dhe nuk mund të vesh këmisha pa recipetat e gjyshes time”.

Para pak kohësh ajo ka folur mbi mbështetjen për femrën, pavarësisht se është cilësuar shpesh si kontroverse. “Njerëzit nuk e kuptojnë që kjo është një formë ekstreme e bullizmit. Ata paragjykojnë femrat vazhdimisht dhe pyes pse jemi kaq të pasigurta kur ata gjithmonë na bëjnë presion”, ka shkruar ajo.

Top Channel