Tirana e nis nga e para, Ze Maria pret qendrimet e “yjeve”

31/07/2017 00:00

Për herë të parë në historinë e saj Tirana do ta nisë sezonin futbollistik nga një kategori inferiore, por në seancën e parë përgatitore të bardhebluve u duk entuziazmi karakteristik dhe jo drama që mbylli kampionatin e kaluar.

Edhe pse me rivalë modestë, por më të ashpër në kategorinë e parë, shumë prej lojtarëve po tundohen për të braktisur kryeqytetasit.

Kanë firmosur tashmë kapiteni Karabeci dhe portieri Ilion Lika, por trajneri Ze Maria uron të qëndrojnë dhe Doka dhe Hoxhallari.

Një tjetër rebus për Tiranën është dhe çështja e Merveil dhe Akuah, futbollistë që kërkohen në kampionatin kroat së bashku me Dokën.

24 herë kampionët e Shqipërisë do të stërviten për një javë në Tiranë, për të vijuar më pas, fazën përgatitore jashtë vendit.

Top Channel