Renato Sanches tek Milani? Bayerni: Jo, për momentin

30/07/2017 00:00

Pas disa vitesh në “varfëri” merkatoja për Milanin duket se nuk ka fund pas kalimit nën pronësinë e kinezëve.

Renato Sanches është një ndër objektivat që kuqezinjtë duan të kenë pjesë të tyre dhe oferta për të nuk mungon. 10 milionë euro nëse do të transfohej në formën e huazimit dhe 35-40 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Por për klubin aktual të mesfushorit vlera e portugezit është 55-60 milionë euro, duke u dhënë kështu një përgjigje negative negociatorëve kuqezi.

Tashmë mbetet për të kuptuar se nga do të anojë vullneti i 19-vjeçarit, i cili deri më tani ka gjetur shumë pak hapësira tek kampionët gjermanë.

Top Channel