James Rodriguez i jep fund martesës 6 vjeçare me modelen

29/07/2017 00:00

Kolumbiani James Rodriguez është vlerësuar deri tani jo vetëm për cilësitë e tij si futbollist, por edhe për jetën e tij familjare.

Megjithatë, së fundmi është mësuar se lojtari i Bayern Munchen i ka dhënë fund martesës 6-vjeçare me modelen Daniela Ospina.

Çifti kolumbian është divorcuar zyrtarisht disa muaj pas krizës që përfshiu martesën e tyre. James dhe modelja kolumbiane ishin martuar që prej 6 vjetësh dhe lajmin e divorcit e bënë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ata janë prindër të një vajze 4 vjeçare.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel