Shkëndija mposhtet me…dy të kuq

27/07/2017 00:00

Me dy kartona të kuq, Shkëndija e Tetovës u dorëzua në Lituani përballë Trakaiut, duke u mposhtur me një rezultat që mban ende gjallë shpresat e kualifikimit.

Tetovarët u ndëshkuan shumë shpejt. Në minutën e dytë të takimt, Maksimov gjen rrugën e rrjetës për vendasit.

Reagimi i Shkëndijës mbërrin në minutën e 39, kur Junior.S barazpeshon gjithçka.

Pjesa e dytë nis me vendasit të vendosur më saktë në fushë dhe më të qartë në fazën ofensive, duke gjetur golin në minutën e 52-të të takimit sërish me Maksimov.

Përpjekjet e Shkëndijes për të barazuar u minuan pesë minuta më vonë, kur Junior. S. largohet me karton të kuq direkt nga ndeshja pas një ndërhyrjeje të ashpërt.

E si të mos mjaftonte kjo, pak minuta nga ky episod Çuçuli ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 9 lojtarë për 30 minuta.

Me dy lojtarë më pak në fushë, në minutat e mbetura ndryshoi objektivi i Shkëndijes, që u tërhoq në mbrojtje të rezultatit duke ja arritur qëllimit.

Top Channel