Angeline Jolie i përkushtohet shtëpisë

27/07/2017 00:00

Pas ndarjes nga Brad Pitt, duket se Angelina Jolie është shndërruar në një shtëpiake të vërtetë.

Në një intervistë për Vanity Fair, aktorja thotë se ka lënë mënjanë filamat, për t’iu përkushtuar rolit si nënë, gatimit dhe gjërave të tjera të zakonshme, si psh larja e pjatave apo pastrimi i jashtëqitjes së qenve.

“Në të vërtetë, tani ndihem më shumë grua, pasi më duket se po tregohem e zgjuar me zgjedhjet e mia, duke vendosur familjen të parën, e duke u kujdesur për shëndetin tim”, tha Jolie.

Filmi i saj i fundit si regjisore, “First They Killed My Father”, që flet për regjimin e Khmer Rouge-it në Kamboxhia, pati premierën në muajin shkurt. Por përveç promovimit të filmit, Jolie thotë se për momentin nuk është e interesuar për asnjë projekt tjetër kinematografik.

“Dua thjesht të përgatis mëngjes të shëndetshëm dhe të mbaj shtëpinë. Ky është pasioni im. Me kërkesë të fëmijëve, po ndjek leksione gatimi dhe prej 9 muajsh po përpiqem të jem një shtëpiake e mirë, duke pastruar jashtëqitjet e qenit, pjatat e duke u lexuar fëmijëve përralla”, u shpreh aktorja.

42 vjeçarja thotë se fëmijët ishin treguar shumë të guximshëm që prej ndarjes me Pitt, ndërsa vetë ajo ishte prekur nga hipertensioni dhe dobësimi i muskujve të fytyrës, por e kishte marrë veten falë akupunkturës.

Top Channel