Vardavar, festa e ujit në Armeni

23/07/2017 00:00

Banorët në kryeqytetin armen, Jerevan kanë mbushur rrugët me kova dhe shishe uji në duar, ndërsa festojnë festën më të hareshme të kalendarit armen, festivalin e ujit Vardavar.

Me temperaturat e verës në mbi 30 gradë celcius, banorët lokalë nuk e humbën mundësin për të marrë në shënjestër dhe për të sulmuar njëri-tjetrin, me kovat e ujit të mbushura plot, apo me çdo mjet tjetër të mundshëm.

Ky festival daton që nga kohët pagane të historisë armene. Është i lidhur me ujin dhe perëndeshën e pjellorisë Astghik. Armenët, zakonisht ofronin trëndafila, që quhen vard në armenisht, për të përfituar vëmendjen e saj, e ndaj ata e quajtën ditën Vardavar.

Të huajt ndonjëherë mund të kapen pa mendje, por menjëherë u bashkohen banorëve lokalë festivë në jerevan dhe zonat përreth.

 Është e pamundur të shmangia lagia me ujë në Vardavar, por askush nuk e merr për keq këtë. Edhe pse armenia ka adoptuar kristianizmin si fe shtetërore në fillim të shekullit 301 pas krishtit, ajo e ka ruajtur këtë festival nëpër shekuj dhe e feston atë edhe nëpër kisha, 98 ditë pas pashkëve ortodokse.

Top Channel