Bikini “çmend” kinezët   

22/07/2017 00:00

“Granny Bikini” i organizuar prej tre vjetësh në qytetin verior kinez të Tianjin-it, është një konkurs bukurie ndryshe.

Aty marrin pjesë vetëm persona mbi 55 vjeç dhe sivjet eventi tërhoqi më shumë se 400 të tillë, që të gjithë mjaft të kujdesshëm me linjat e tyre.

Qëllimi i konkursit është të promovohet qëndrimi pozitiv ndaj jetës dhe plakjes, e deri tani, po provohet një nisme mjaft e suksesshme.

Garuesit sfilonin me kostumin e preferuar të plazhit, në trup, ndërsa detyra e jurisë ishte të vlerësonte veç pamjes, edhe praninë skenike, buzëqeshjen dhe gjestikulacionin. Anëtarët e saj në fund dorëzuan mbi 100 çmime.

“Epo është më mirë që të moshuarit të bëjnë një jetë të shëndetshme, sesa të jetojnë të sëmurë, apo jo”, thotë zv.kryetari i shoqatës së mirëqënies së të moshuarve.

“Ndihem e nderuar që jam këtu. Fakti që në këtë moshë mund të marr pjesë në një konkurs me bikini, për mua do të thotë se fizikisht dhe mendërisht jam e shëndetshme”, shprehet Ma Jing, një pjesëmarrëse 78 vjeçare. 

Ma Jing,  pjesemarrësja më e vjetër e kësaj gare, është njëkohësisht e mbijetuar e kancerit, ndërsa shumë prej konkurentëve të tjerë janë bërë pjesë e pa ndarë e eventit, që nga fillesat e tij.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel