Sanchez drejt PSG-së për 45 mln Paund

21/07/2017 00:00

Alexis Sanchez ka shumë të ngjarë që të jetë futbollist i Paris Saint Germain sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që publikohet në tabloidin “The Sun”, që citon median franceze, sulmuesi kilian ka gjetur marrëveshjen me klubin parizien, drejtuesit e të cilit tani do të nisin bisedimet për të bërë një gjë të tillë edhe me Arsenalin.

Gjithnjë sipas medias britanike dhe asaj transalpine, Paris Saint Germain është gati të paguajë 45 milionë Paund për të blerë kartonin e Sanchez, duke përfituar nga dëshira i tij për të qenë protagonist në Ligën e Kampioneve.

Arsenali sheh të humbasë Sanchez, por jo Ozil. Sipas tabloidiëve britanikë, mesfushori gjerman, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2018, ashtu sikurse dhe Sanchez, është shumë pranë rinovimit me “Topçinjë”.

Ozil, që nuk ka të njëjtin impakt në merkato si Sanchez, duket se do të pranojë ofertën e bërë nga Arsenali për kontratën e re me pagë 280 mijë Paund në javë, pavarësisht se ai kishte kërkuar 350 mijë Paund në javë.

Top Channel