McLaren “troket” në dyert e Maranellos për motorë

11/07/2017 00:00

Skuderia britanike McLaren i ka kërkuar Ferrarit ta furnizojë me motorët e saj. Ky është lajmi më i bujshëm i kësaj të marte, një nga ato që janë të destinuara për diskutime.

Pas Red Bullit, kërkesë e refuzuar vitin e kaluar, një tjetër rival historik duket se ka trokitur në dyert e Maranellos për të kërkuar ndihmë.

McLaren ndodhet në një krizë të thellë me Hondën, e tashmë duket se kërkohet t’i jepet fund dëshpërimisht kësaj aventure qesharake, për të kërkuar një partner të ri.

Mercedesi, Renault, madje edhe vet Ferrari duket se kanë vlerësuar punën e shkëlqyer të viteve të fundit nga grupi që merret me zhvillimin e motorëve në Maranello, që udhëhiqet nga Sassi, pikërisht ai që sapo është emëruar në detyrë.

Por, çështja që ngrihet është nëse do të bëjë apo mirë Ferrari ta furnizojë McLarenin me motorët e tij?

Për Formulën 1 do të ishte si një bekim, për Alonson gjithashtu një “armë” për ta bindur të qëndrojë. Por për Maranellon, përveçse biznes…? A duhet që Ferrari të krijojë një motor më të mirë, që të jetë një hap përpara nga ato që janë montuar në njëvendëshet e Vettel dhe Raikkonen këtë sezon? Apo t’u japin rivalëve një motor identik?

Sigurisht që do të ishte një risk, shprehen ekspertë të kësaj fushe. Kjo, sepse të shohësh një McLaren Ferrari përpara një “kokëkuqeje” do të ishte shumë bezdisëse. Ndaj dhe duhet të jetë një vendim që të shqyrtohet me shumë vëmendje. Por, pasi i thanë jo Red Bullit, përse duhet t’i thonë po skuderisë angleze nga Woking? Ndoshta për ta do të ishte më mirë t’u kaloheshin motorët “Alfa Romeo”, që janë të destinuara për skuderinë Hass vitin e ardhshëm…

Top Channel