Përfundon “telenovela”, Donnarumma te Milani deri në vitin 2021

11/07/2017 00:00

Telenovela “Donnarumma” merr fund. Portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2021.

Pas fjalëve të shumta, ironive të tifozëve, më në fund Donnarumma vendosi të rinovojë kontratën me kuqezinjtë edhe për 4 vitet e ardhshme.

18-vjeçari u rikthye nga pushimet vetëm një ditë më parë dhe mesditën e sotme mbërriti në Milanello i shoqëruar nga agjenti i tij, Raiola, i vëllai Antonio, i cili do të jetë pjesë e Milanit si portier i tretë, por dhe nga babai Alfonso.

Këtë herë, Gianluigi ishte më i vendosur se kurrë më parë dhe pas një takimi që zgjati rreth 3 orë me drejtuesit e Milanit, është hedhur firma e rinovimit deri në vitin 2021, me një pagë 6 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, Antonio Donnarumma ka nënshkruar një kontratë me anë të së cilës do të përfitojë 1 milionë euro në sezon dhe do të jetë portier i tretë i Milanit. Ai ka qenë pjesë pjesë e kuqezinjve ndërmjet viteve 2005-2010.

Top Channel