Bayern përgatit ofertë për James Rodriguez

10/07/2017 00:00

Dukej se Manchester United dhe PSG ishin skuadrat më të interesuara për James Rodriguez, futbollistin të cilin Reali i Madridit kërkon ta shesë, por, sipas mediave kolumbiane, do të jetë Bayern Munchen klubi që do të paraqesë i pari ofertë zyrtare për mesfushorin.

Televizioni “Caracol” thotë se bavarezët po përgatisin ofertën e tyre dhe në ditët në vijim do ia prezantojnë Realit.

Nëse transferimi kryhet, James Rodriguez do të takohet në Mynih me Carlo Ancelottin, nën drejtimin e të cilit te Reali kolumbiani kaloi momentet më të mira.

Me italianin në stolin madrilen, James luajti 46 ndeshje zyrtare, duke shënuar 17 gola e duke dhënë 18 pasime për gol. Me largimin e Ancelottit nisi edhe periudha e keqe e James.

Top Channel