Tripleta fantastike e Cristiano Ronaldos

04/07/2017 00:00

Christiano Ronaldo është bërë prind i dy binjakëve pak kohë më parë dhe prej disa ditësh po shijon pushimet me ta dhe me djalin më të madh Cristiano Junior.

Së fundmi ai ka postuar një foto më të tre fëmijët e tij ku në diçiturën e fotos shkruan: I bekuar. Ndërkohë e dashura e tij Georgina Rodriguez është në pritje të një fëmije, shtatzënë në muajin e pestë.

Binjakët e Cristiano Ronaldos, të lindur nga një nënë mbartëse, e shtojnë familjen e futbollistit portugez, baba edhe i 7-vjeçarit Cristiano Jr., edhe ky nga një nënë mbartëse.

Top Channel