Giroud, besnik ndaj Arsenalit: Dëshiroj të qëndroj

04/07/2017 00:00

Olivier Giroud nuk ka ndërmend të largohet nga Arsenali.

Dëshirën për të qenë ende nën urdhrat e trajnerit Arsene Ëenger, e ka konfirmuar vet sulmuesi francez, duke shuar zërat që flisnin për një largim të tij nga Londra.

Thashethemet lindën për shkak të mungesës së protagonizmit të Giroud te “topçinjtë”.

“Kam arritur të fitoj tituj në karrierën time dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por ka diçka që ka më shumë vlerë për mua, e ai është imazhi që krijon te tifozët si një luftëtar besnik dhe që jep gjithnjë më të mirën për skuadrën tënde. Për këtë arsye, unë dëshiroj të qëndroj tek Arsenali. Do të më pëlqente të fitoja tituj të tjerë këtu dhe nëse është e mundur të mbyll kontratën në vitin 2020”, tha Giroud.

Top Channel