“Dasma e shekullit” në Argjentinë – FOTO

01/07/2017 00:00

Ylli i futbollit argjentinas dhe botëror, Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo, në atë që në Argjentinë po quhet si “dasma e shekullit”.

Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze.

Rreth 260 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e martesës së Messit, ku shumica e tyre i përkasin botës së futbollit.

Ceremonia po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku janë angazhuar plot 450 forca policie për të garantuar mbarëvajtjen e festës.

Mes të ftuarve bie në sy Pique me të fejuarën e tij Shakira, partnerët e Messit në sulmin e Bartcelonës, Suarez dhe Neymar, etj., ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë mbërritur në Rosario me avionë privatë.

Messi është njohur dhe dashuruar me Antonellën, kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa aktualisht çifti ka edhe dy fëmijë.

Nw eventin e martesës së Messi-t, kanë arritur të sigurojnë akreditim rreth 150 gazetarë nga e gjithë bota, por, sipas organizatorëve, ata nuk do të kenë akses të plotë në ceremoni.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel