Chelsea merr Rudiger nga Roma

30/06/2017 00:00

Qendërmbrojtësi gjerman i Romë, Antonio Rudiger do të transferohet te Chelsea.

Pavarsisht fjalëve të drejtorit sportiv të Romës, që e cilësonte gjermanin si të pashitshëm, verdhekuqtë kanë gjetur akordin me blutë e Londrës.

Chelsea do të paguajë 38 milionë euro për transferimin e Rudiger, nga të cilat 33 menjëherë dhe 5 milionë në formë bonusi.

Rudiger është një mbrojtës i ri dhe i fortë, që gëzon vlerësimin e Antonio Contes edhe për aftësinë për të interpretuar mjaft mirë skemën me tre mbrojtësa, që përdor tekniku i Chelsea.

Shitja e Rudiger erdhi pas refuzimit të mbrojtësit grek Manolas, për t’u transferuar te rusët e Zenit.

Zyrtarizimi i këtij trasferimi pritet të bëhet ditën e hënë, pasi Rudiger ndodhet i grumbulluar me kombëtaren gjermane, në Rusi, për Kupën e Konfederatave. 

Top Channel