Mocion mosbesimi, teksa ushqen me gji foshnjën

22/06/2017 00:00

Senatorja e “të gjelbërve”, Larissa Waters ngriti një mocion në Parlamentin federal australian, ndërsa i jepte për të pirë foshnjës së saj.

“Faleminderit zëvendëskryetar. Unë kërkoj që mocioni nr. 388, që mban emrin tim, të bëhet një mocion zyrtar”, tha deputetja Waters.

Waters u ngrit për të prezantuar një mocion mbi sëmundjen e mushkërive të zeza, që haset kryesisht te minatorët dhe ka të bëjë me ekspozimin e gjatë ndaj pluhurit të qymyrit, ndërsa mbante në krahë dhe i jepte për të pirë foshnjës së saj 14-javëshe, Alia Joy.

Senatorja e “të gjelbërve” pushtoi titujt kryesorë të gazetave në maj të këtij viti, duke u bërë e para grua që ushqente me gji brenda një Parlamenti federal, pasi një masë ndaluese u hoq një vit më parë duke lejuar që ushqimi me gji të bëhet edhe brenda në sallë.

Top Channel