“Skënderbej”, një ditë pas inaugurimit (FOTO)

11/06/2017 00:00

Një ditë pas hapjes zyrtare të sheshit “Skënderbej”, ai ka qënë një nga pikat më të vizituara të Tiranës.

Qindra qytetarë apo dhe turistë të shtyrë nga kureshtja kanë parë sheshin simbol të bashkimit të shqiptarëve.

Përveç sheshit i cili shërben tashmë vetëm si pedonale, interes për vizitorët e shumtë kanë qenë shatërvanët si edhe pjesa e gjelbëruara dhe pyllëzuar rreth sheshit.

Natyrisht që nuk kanë munguar as grupe të shumta turistësh të huaj, duke e kthyer tashmë sheshin kryesor të shqiptarëve në një atraksion të mirëfilltë turistik.

Sheshi u hap të shtunën në mbrëmje përmes një ceremonie madhështore, ndërsa grupe folklorike nga të gjitha trojet shqiptare mbajtën të mbërthyer deri në mesnatë mijëra qytetarë. 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel