Pamjet tronditëse, fëmija rrezikon mbytjen në pishinë

10/06/2017 00:00

Nëna e la vetëm në një pishinë për të shkuar në sauna dhe 5-vjeçari ka rrezikuar të mbytet. Imazhe tronditëse të publikuara në rrjet, tregojnë një të mitur teksa përpiqet dëshpërimisht të dalë në sipërfaqe në një pishinë të mbushur plot me njerëz në Helsinki, ndërsa duket se askush nuk e vë re.

Në fillim të videos, 5-vjeçari shfaqet teksa lufton për disa minuta për të nxjerrë kokën mbi ujë, por nuk është mjaftueshëm i gjatë. Një burrë, së bashku me fëmijën e tij, është shumë pranë vogëlushit, por duket se nuk e kupton që ai është në vështirësi.

Më pas, djali përpiqet të arrijë në njërën anë të pishinës për t’u kapur tek muri i saj, para se uji ta largojë tutje. E gjithë beteja e të miturit për mbijetesë deri sa humb ndjenjat nuk vihet re nga askush.

Fatmirësisht, fëmija arrin të shpëtojë pasi një grua, më në fund pa trupin e tij që pluskonte në sipërfaqe. Djali u shoqërua në spital dhe siç mësohet ka mundur të shpëtojë.

* Kliko këtu për të shikuar videon. (KUJDES! PAMJE TË RËNDA!)

FOTO GALERI
1/6

Top Channel