Aeroporti Changi në Singapor është ndër aeroportet që pret dhe përcjell fluksin më të madh të njerëzve për orë.

E në këtë mori njerëzish, të shumtë janë ata që mund të humbasin fluturimin, por jo vetëm kaq. Autoritetet vendase bënë publik planin për ta shndërruar këtë aeroport edhe në një zonë turistike.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një parku gjigant me pemë, bimë, një ujëvarë e madje edhe kafshë në një hapësirë komplet të mbuluar, ku do të ketë edhe re artificiale. Parku pritet të hapet në vitin 2019.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel