Keita pranë Milanit, nervozohet Tare

09/06/2017 00:00

Keita Balde duket se do të jetë përforcimi i radhës i Milanit, në repartin e sulmit. Akordi mes palëve duket se është arritur dhe kjo konfirmohet edhe nga menaxheri i futbollistit, Roberto calenda.

“Lazio na ka komunikuar se ka një marrëveshje me Milanin dhe nga kjo ne kuptuam se lojtari është në merkato”, tha Calenda duke hapur debate në lidhje me këtë çështje.

Por, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka reaguar i nervozuar ndaj deklaratave të menaxherit të futbollistit.

I ndodhur në Milano për të negociuar me Milanin, shitjen e kapitenit Lucas Biglia, Tare ka deklaruar se Keita-së i është ofruar disa herë rinovimi me bardhekaltrit, por ai nuk ka pranuar.

“Referuar deklaratave të z. Calenda, mund të them se nuk i korrespondojnë aspak realitetit. Jo më larg se para dy javëve, ashtu si edhe disa herë gjatë vitit, futbollistit Keita Balde Diao, i është ofruar një rinovim kontrate me shifra të njëjta  me futbollistët më të mirëpaguar te Lazio”, replikoi Tare.

Top Channel