Redtube sponsorizon futbollin!!!

07/06/2017 00:00

Paratë e sponsorave janë gjithmonë të rëndësishme për përmirësimin dhe mbarëvajtjen e një ekipi sportiv, sidomos në botën e futbollit, ku shpenzimet rriten dita-ditës në shumë marramendëse.

E për të qënë sa më konkurrues në kampionat, një skuadër amatore në futbollin amerikan u vendos në kërkim të dëshpëruar të sponsorave.

Dhe si gjithë idetë (e këtij lloji), edhe kjo e skuadrës Washington Square lindi pas disa birrave në një lokal nate. Kështu të paktën rrëfehet kapiteni i skuadrës.

“Ishim duke pirë dhe e kishim tepruar disi. Aty po bënim shaka dhe po mendonim po sikur të kishim si sponsor një kompani filmash pornografikë në fanelë? Të gjithë menduam se do të ishte shumë për të qeshur, por se nuk kishte për të ndodhur asnjëherë”, thotë Jon Klippert, kapiteni i skuadrës.

Por ajo që nisi si një shaka, nisi të realizohej ngadalë.

“U ulëm dhe nisëm të shkruajmë një letër. E fotografuam letrën dhe e dërguam në faqen zyrtare të Twitter-it të RedTube. Këtu u njohëm me Emman, vajzën që menaxhon rrjetin social të kësaj kompanie. Folëm dhe më pas patëm disa takime ku rregulluam detajet e marrëveshjes”, tregon kapiteni i Washington Square.

Vetë lojtarët e dinë që ky sponsor në fanelat e tyre mund të tingëllojë kontravers, por janë të bindur në zgjedhjen që kanë bërë.

“Jemi në një sport krejtësisht burrëror dhe kemi bërë diçka që është krejtësisht unike”, thonë ata.

Kjo nuk është hera e parë që një skuadër amatore në Shtetet e Bashkuara sponsorizohet nga një kompani e filmave për të rritur. Këtë hap e mori e para skuadra universitare Rutherford Raiders, që vendosi “Pornhub”, por marrëveshja u anulua nga Universiteti i Kentit që e quajti këtë si “të pavend për sportin”.

Top Channel