Amal e George Clooney bëhen me binjakë

06/06/2017 00:00

George dhe Amal Clooney mirëpritën ardhjen në jetë të dy fëmijëve të tyre binjakë, një djalë dhe një vajzë, që quhen Ella dhe Alexander.

Binjakët e çiftit të famshëm lindën të martën në mëngjes dhe lajmi u dha nga publicisti i aktorit Clooney, Stan Rosenfield, detyrat e të cilit mesa duket përfshijnë edhe lindje fëmijësh.

Rosenfield tha se dy binjakët Ella dhe Alexandër janë mjaft mirë dhe plot shëndet, ndërsa bëri shaka duke shtuar se George Clooney ka marrë qetësues dhe do të jetë mirë pas disa ditësh.

Avokatja për të drejtat e njeriut, Amal, dhe aktori Clooney u martuan në Itali në vitin 2014, duke u bërë një prej çifteve më të preferuar të gazetave rozë.

39-vjeçarja Amal dhe 56-vjeçari Clooney u treguan mjaft të matur gjatë shtatzënisë dhe e mbajtën lajmin privat për shumë muaj, derisa kjo u konfirmua në shkurt nga miku i ngushtë i aktorit, pikërisht Matt Damon.

Pavarësisht heshtjes së tyre, mediet që merren me jetën e të famshmëve spekulonin prej muajsh për gjininë e fëmijëve të tyre dhe, tani që kjo u zgjidh, ka nisur gara për të siguruar fotot e para të familjes Clooney.

Top Channel