Balotelli, pasues i Aubameyang te Dortmundi?

06/06/2017 00:00

Me të zyrtarizuar trajnerin e ri Bosz, Borussia Dortmund duket se e ka gati lëvizjen e parë në merkato: Mario Balotelli.

E përditshmja gjermane “Bild” shkruan mbi praninë në qytetin gjerman të Mino Raiolës, agjentit të sulmuesit italian, i cili vjen pas një sezoni pozitiv me Nicën në Ligue 1. Për këtë arsye, në Gjermani nuk kanë më dyshime. Supermario duket të jetë një hap larg veshjes së fanellës verdhezi, ku mundet të jetë pasuesi i një sulmuesi me peshë, si Aubameyang.

Largimi i francezit nga Dortmundi duket tejet i mundshëm, teksa sheh këmbënguljet e PSG-së apo Milanit, që e kanë vendosur lojtarin në listat e tyre respektive të dëshirave të kësaj vere.

Balotelli, në rast konfirmimi të kësaj lëvizjeje, do të kishte mundësinë të rikthehej në një nga klubet më të mëdha të Europës, e sigurisht do të luante edhe në Champions League.

“Po, Balotelli mund të kalojë te Borussia Dortmund për të luajtur sezonin e ri”, është shprehur agjenti i italianit.

Top Channel