Roland Garros, Nadal dhe Djokovic në raundin e tretë

01/06/2017 00:00

Novak Djokovic dhe Rafael Nadal shënojnë fitore të tjera të lehta dhe kualifikohen  për në raundin e tretë të turneut Roland Garros.

Tenisti serb mundi portugezin Joao Sousa me rezultatin 3-0, në 2 orë e 7 minuta lojë. Ishte një ndeshje në të cilën Djokovic nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren dhe i fitoi setet me rezultatin 6-1, 6-4 dhe 6-3. Kundërshtari i radhës për numrin 2 të botës do të jetë argjentinasi Diego Shwartzman.

Akoma më pak kohë shpenzoi Rafael Nadal në ndeshjen e tij me Robin Haase. Tenisti spanjoll, i cili kërkon titullin e tij të 10 në Roland Garros, e fitoi sfidën me holandezin 3-0 në vetëm 1 orë e 49 minuta lojë. Ndeshja pati vetëm një drejtim dhe numri 4 i renditjes botërore i fitoi setet 6-1, 6-4 dhe 6-3. Në raundin e tretë të këtij turneu “Grand Slam”, Nadal do të përballet me gjeorgjianin Nicoloz Basilashvili.

Në kampin e femrave u kualifikua për në raundin e tretë Svetlana Kuznetsova, e cila mundi Oceane Dodin me rezultatin 2-1. Tenistja ruse fitoi setin e parë me “tiebreak” 7-6, por humbi të dytin 5-7. Në setin final, Kuznetsova u shfaq superiore ndaj francezes dhe e fitoi këtë fraksion 6-3, për të kaluar në raundin e mëtejshëm, ku do të përballet me kinezen Zhang.

Një vend në raundin e tretë të Roland Garros e siguruan edhe Garbine Muguruza dhe Caroline Wozniacki, të cilat mundën respektivisht Kontaveit dhe Abanda.

Top Channel