Kukësi feston titullin. Bashkia nderon kampionët e vendit

29/05/2017 00:00

Bashkia e Kukësit nderoi kampionët më të rinj të Shqipërisë me titullin e “Mirënjohjes” për arritjen historike të skuadrës verilindore.

Kryebashkiaku Bashkim Shehu priti në ambientet e institucionit që ai drejton, futbollistët dhe stafin teknik të Kukësit, duke i falenderuar për gjithçka bënë për të lartësuar emrin e Kukësit, jo vetëm në arenën kombëtare, por edhe atë ndërkombëtare.

Më pas, kryetari i Bashksë së Kukësit shpërndau dhurata për simbolike për Pero Pejiç, golashënuesin më të mirë të Kategorisë Superiore, kapitenin Hallaçi dhe trajnerin Ernest Gjoka.

Mbrëmjen e së dielës, skuadra e Kukësit festoi së bashku me tifozët suksesin historik të tij. Spektakli muzikor dhe i humorit u ndërthur mjaft mirë me anën sportive, që kulmin e arriti me ngjitjen në skenë të futbollistëve, të cilët ngritën trofeun e kampionit të Superiores përballë publikut të pushtuar nga entuziazmi për këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Top Channel