“Transformer” i vërtetë në Rusi

25/05/2017 00:00

Një burrë rus, së bashku me djalin e tij, kanë arritur që të shndërrojnë një makinë të vjetër Lada në një “Transformer”, si në filmat vizatimorë.

Gennadiy Kocherga dhe djali i tij Sergey e ndërtuan këtë robot të jashtëzakonshëm për 6 muaj. Makina e vjetër arrin të ngrihet dhe të shndërrohet brenda pak sekondave në një robot që qëndron në këmbë.

Kocherga u shpreh për RT.com: “Kemi bërë një “Transformer” njësoj si në filma. Makina ecën dhe ka armë. Bën çdo gjë që keni parë në televizor. Vitin e ardhshëm do të bëjmë edhe dy “Transformer” të tjerë”.

Shpikja e tyre quhet Optimus Gennadievich Praimov.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel