Ukraina, Macron, bisedë telefonike me Poroshenko

25/05/2017 00:00

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron nuk po humbet kohë, pavarësisht se nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën.

Kështu, ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Petro Poroshenko lidhur me krizën në lindje të vendit.

“Petro Poroshenko dhe Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve të formatit “Normandia”, ku bëjnë pjesë Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjermania, për të zgjidhur konfliktin në “Donbass”, thuhet në një komunikatë për shtyp të presidencës së Kievit.

Palët, vijon njoftimi, kanë koordinuar pozicionet e tyre në prag të samitit të vendeve të G7-s, që do të zhvillohet në Itali.

Për të njëjtin motiv, fundjavën e kaluar presidenti Poroshenko u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel në Granse, 55 kilometra në veri-perëndim të Berlinit.

Ata u fokusuan në mënyrat për t’i bërë presion Rusisë që të respektojë marrëveshjet e Minskut, për t’i dhënë fund konfliktit në Donbas.

Top Channel