Gjika luan me “bomba”: Skënderbeu do bjerë në Kategorinë e Parë

21/05/2017 00:00

Kur duhen edhe 90 minutat e fundit të një kampionati problematik që kurorëzoi fituesin e titullit, por duhet ende të zbulojë Kupën, kualifikueset e Europa Ligës dhe ekipin e dytë që bie, ish-presidenti i Flamurtarit jep skenarë të rinj.

Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku i Vlorës dhe njeriu që ka drejtuar për disa vjet ekipin bregdetar, beson se ekipi që do rrëzohet, do të ringjitet sërish me një skenar të denjë për filmat.

“Mbajeni mirë shënim këtë status, sidomos tifozët e Skënderbeut!
E di që do më shani, por do duroj!
Skenari i këtij kampionati është si më poshtë:
1. Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!
2. Skënderbeut pas pak ditësh i vjen vendimi nga UEFA për trukime ndeshjesh!
3. Skënderbeu dënohet të zbresë një kategori më poshtë nga Superliga!
4. Për kampionatin e ardhshëm ringjitet në Siperligë Tirana apo Vllaznia në vend të Skënderbeut!
Keni për ta parë që do ndodhi kështu!
Ps: kushdo që do më shajë apo fyej sot, nuk do t’i përgjigjem, por do t’ja kthej 10-fish kur të ndodhi kështu si po them unë sot!”, shkruan Gjika.

Në javën e fundit Vllaznia pret Tiranën, Flamurtari luan me Korabin e rënë tashmë, dhe Laçi pret Teutën.

Top Channel