“Uragani” Cleveland në NBA, “shkatërron” Bostonin 130-86

20/05/2017 00:00

Cleveland nuk di të ndalet në finalen e Konferencës së Lindjes në NBA. Skuadra nga Ohio e shkatërroi sërish Bostonin në ndeshjen e dytë në “TD Garden” me rezultatin 130-86, në një ndeshje që pati vetëm një drejtim për ta çuar serinë e përballjeve 2-0.

Ai që shkëlqeu në këtë ndeshje ishte i zakonshmi LeBron James. MVP i finaleve të vitit të kaluar e mbylli këtë ndeshje me 30 pikë, 7 asist e 4 topa në tabelë, ndërkohë që nuk mbeti pas as Kyrie Irving  që veshi petkun e aktorit të dytë joprotagionist të kësaj sfide, me 21 pikë të shënuara. Për Bostonin i vetmi që ua afrua yjeve të Cleveland për paraqitjet e tij ishte Jaylen Broën me 19 opikë, 1 asit dhe 4 topa në tabelë.

Cleveland e arkivoi këtë fitore pas vetëm 16 minutash kur krijoi një diferencë të madhe pikësh që e ndihmoi atë të shkojë në pushimin e ndeshjes me rezultatin 72-31. Dy periodat e tjera të ndeshjes fluturuan shpejt me kampionët në fuqi të NBA që e administruan rezultatin pa patur as problemin më të vogël.

Seria e ndeshjeve do të spostohet në “Quicken loans Arena”, ku mundësitë që Cleveland i ka të mëdha mundësitë që të mbyllë përfundimisht çështjen e kualifikimit për në finalen e NBA.

Top Channel