Nadal-Thiem, sfida përsëritet në Romë

19/05/2017 00:00

Rafel Nadal dhe Dominic Thiem do të ndeshen me njëri-tjetrin për herë të tretë në këtë sezon të fushave me dhè.

Pas finaleve në Barcelonë e Madrid, dy tenistët do të masin forcat në çerekfinalen e Turneut Masters të Romës, me Thiem që do të kërkojë shpagimin ndaj spanjollit për humbjet e mëparshme. Nadal, i cili po shfaqet në formën e dikurshme në këtë sipërfaqe, eliminoi Jack Sock, teksa e mposhti 2-0.

Numri 4 i botës ishte superior ndaj amerikanit dhe i mbylli setet 6-3 dhe 6-4. Ndërsa Dominic Thiem vuajti më shumë në përballjen me Sam Querrey, të cilin e mundi 2-1 (3-6, 6-3 dhe7-6).
 
U kualifikua për në çerekfinale të turneut Masters të Romës edhe Juan Martin Del Potro, i cili eliminoi japonezin Kei Nishikori, duke e mundur në 2 sete (7-6 dhe 6-3). Kundërshtari i radhës së Del Potros do të jetë Novak Djokovic, me serbin që edhe pse nuk shkëlqeu, arriti të fitoj ndaj Roberto Bautistës në 2 sete (6-4 dhe 6-4).

Top Channel