Kosovë, edhe PDK-ja do ta votojë mocionin?

07/05/2017 00:00

Java e ardhshme do të jetë vendimtare sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë. Të hënën është caktuar seanca për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, ndërsa të mërkurën pritet të shqyrtohet mocioni, me nismëtare partinë “Nisma për Kosovën”, e cila pretedenton se i ka firmat e mjaftueshme të deputetëve për rrëzimin e qeverisë së Kosovës.

Duke folur për “Indeksonline”, analisti i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit nuk pritet të kalojë, pasi nuk është aspak mirë që të kalojë. Ndërkohë, sa i përket mocionit të nisur nga opozita, Spahiu thotë se një pjesë e deputetëve të PDK-së e kanë nënshkruar atë, ndaj mund të mendohet se mocionin do ta votojnë edhe deputetë të tjerë të kësaj partie.

“Për mocionin e rrëzimit të qeverisë nuk e di, por besoj se ka një numër të madh deputetësh nga Partia Demokratike e Kosovës, që e kanë nënshkruar mocionin. Atëherë kjo na bën të mendojmë se, edhe deputetët e  tjerë të kësaj partie do ta votojnë këtë mocion dhe qeveria do të bjerë”, ka thënë Spahiu.

Sipas analistit, qeveria “Mustafa” ka pasur disa arritje, teksa veçon si më të suksesshme Ministrinë e Punës, e mbi të gjitha Ministrinë e Financave.

“Por kjo nuk është e mjaftueshme që një qeveri të qëndrojë edhe më tej, pasi që ajo ka dështuar në gjërat thelbësore për Kosovën”, ka përfunduar ai.

Top Channel