F1, Lauda: Ferrari, dukshëm para Mercedesit

05/05/2017 00:00

Niki Lauda kërkon një punë më të madhe nga Mercedesi, pasi Ferrari është dukshëm përpara në këtë sezon të Formulës 1. Presidenti i nderit të skuadrës gjermane e ka pohuar këtë në një intervistë për të përditshmen austriake “Krone”.

“Ferrari është dukshëm më mirë se ne. Duhet të analizojmë atë çfarë nuk po shkon dhe të përmirësohemi për garën e ardhshme në Barcelonë”, tha Lauda.

Në këtë sezon të ri të Botërorit të Formulës 1, ai që kryeson klasifikimin për pilotë është Sebastian Vettel, falë 2 fitoreve dhe 2 vendeve të dyta në 4 garat e para. madje në Rusi, piloti gjermani fitoi edhe “pole position”.

“Të gjithë do të bëjnë modifikimet e tyre në makina. Ferrari do të bëjë një hap para, ne do të na duhet të bëjmë 2, ndërsa Red Bullit, 3. Makinat Mercedes janë shumë të rënda, duhet të përmirësojmë aerodinamikën e mbi të gjitha duhet të kuptojmë se gomat Pirelli me ne nuk funksionojnë si me Ferrarin”, tha Lauda.

Top Channel