Kërpudha vrasëse, sëmundja shfaqet në spitalet amerikane

02/05/2017 00:00

Candida auris, e zbuluar në 2009-tën ne veshin e një të moshuari japonez, po mbjell panik nëpër spitalet e New York për rrezikun e saj potencialisht vdekjeprurës.

44 raste të prekjes nga ky patogjen janë regjistruar deri tani atje dhe në New Xhersi. Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve e cilëson super-kërpudhën si një kërcënim global ndaj shëndetit

17 jetë të humbura gjatë muajve të fundit në New York i faturohen pikërisht infeksionit kërpudhor, edhe pse mjekët specialistë nuk e kanë bërë dot zyrtarisht lidhjen mes këtyre vdekjeve dhe candida auris, për shkak se pacientet kishin dhe sëmundje të tjera paraekzistuese.

Por dyshimet bien që të gjitha mbi kerpudhën rezistente ndaj ilaçeve, e cila po përhapet rrezikshëm në mbarë botën. Ajo mund të infektojë plagët, veshët dhe gjakun.

Në rastin më të keq, siç është ai i personave që kanë ndërruar jetë, sjell infeksione sistemike. Shenjat e para janë ndjësia e zjarrmisë dhe vështirësi në gëlltitje. Patogjeni mund të shkaktojë dhe sepsis, një semundje e rrallë, por që përbën kërcënim të madh ndaj jetës për shkak të infeksionit të gjakut.

Candida auris godet më së shumti personat më të dobët si të porsalindurit apo të moshuarit dhe përhapet më shumë lehtësi; Mediat e huaja thonë se ajo u diktua në pajisjet spitalore dhe në lëkurën e disa pacientëve të trajtuar ndërkohë me mjekime kundër mykut.

Top Channel