Princesha Charlotte mbush 2 vjeç

01/05/2017 00:00

Princesha Charlotte mbush 2 vjeç të martën dhe Pallati Kensington ka publikuar një foto të fundit të saj.

“Duka dhe Dukesha janë të lumtur të shpërndajnë një foto të re të Princeshës Charlotte për të shënuar ditëlindjen e saj të dytë nesër”, thuhet në diçiturën e fotos të postuar në Twitter.

Princesha, emri zyrtar i të cilës është Charlotte Elisabeth Diana, lindi më 2 maj 2015.

Charlotte është forma femërore e emrit Charles, babai i William, por ky emër ka qenë i përhapur gjerësisht në shekullin e 18-të, kur e mbante gruaja e mbretit George III, mbretëresha Charlotte.

Sa për Elizabeth domethënia është kuptimplotë, që nga stërgjyshja e Princeshës së sapoardhur në jetë, e deri tek Elizabeth I, Mbretëresha që udhëhoqi në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të Anglinë.

Diana është emri i nënës së princit William, bashkëshortja e Charles, princesha që u nda tragjikisht nga jeta më 31 gusht të 1997-ës në një aksident tragjik me makinë.

Top Channel