Steven Gerrard bëhet përsëri baba

29/04/2017 00:00

Steven Gerrard bëhet sërish baba. Bashkëshortja e legjendës së Liverpoolit solli në jetë fëmijën e katërt të tyre dhe këtë radhë është djalë.

Vetë Gerrard që sapo është caktuar në rolin e trajnerit të skuadrës së 18-vjecarëve, komunikoi lajmin për lindjen e djalit të tij në rrjetet sociale madje duke publikuar edhe emrin e tij, Lio.

Gerrard është babai i tre vajzave, Lily-Ella, Lexie dhe Lourdes dha tani familjes i shtohet edhe vogëlushi Lio që duket se vazhdon traditën e krijuar nga Zj.Gerrard me emrat që fillojnë me shkronjën ‘L’.

Steven Gerrard është një ikonë e futbollit modern. Ai ka luajtur 710 ndeshje me Liverpoolin dhe 114 me përfaqësuesen angleze. në karrierën e tij ai ka mundur të fitojë 2 FA Cup, 3 kupa të Ligës dhe 1 Ligë Kampionesh atë të vitit 2005 pas një finaleje të cmendur me Milanin, një finale që nuk do të harrohet kurrë.

U largua nga Liverpooli për të kaluar tek LA galaxy për t’i dhënë më pas fund karrierës së tij në futbollin e luajtur për të nisur atë të trajnerit.

Top Channel