Bashkë deri në frymën e fundit

29/04/2017 00:00

Pas 69 vitesh martesë lidhja e një çifti mund të jetë kaq e fortë sa për të jetuar bashkë deri në frymën e fundit.

Ka ndodhur në një spital në Çikago, ku çifti argjentinas, Teresa 89 vjeçe dhe Isaac Vatkin, 91 vjeç, ndëruan jetë duke u mbajtur për dore vetëm me 40 minuta distancë. Për të dy nuk kishte më shpresa mbijetese dhe shtretërit e tyre u vendosën në të njëjtën dhomë, ku qëndruan për dore deri në sekondën e fundit.

Djali i tyre, Leo Vatkin ka publikuar fotot e prindërve të tij si foto profili dhe kopertinë në Facebook, në kujtim të prindërve. Vajza, Klara në funeral theksoi fuqine e dashurisë së tyre të pamatë. “Nuk doja ti humbja, por nuk mund të kërkoja më mirë se kaq, vdiqën për dore”, tha nipi i çiftit William.

Top Channel