Rekord për astronauten amerikane

24/04/2017 00:00

Peggy Whitson ka thyer rekordin për numrin më të madh të ditëve të qëndrimit në hapësirë nga një astronaut amerikan.

Ndërkohë, ajo mban edhe rekordet për ecjet më të gjata në hapësirë të kryera nga një grua astronaute dhe është e para grua që komandon Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për të dytën herë.

Tani, ajo ka thyer edhe rekordin që më parë mbahej nga Jeff Williams, që kishte qëndruar në total për 534 ditë në hapësirë. Më herët këtë muaj, astronauti i NASA-s, Shane Kimborou ia dorëzoi komandën e “ISS”-së Peggy Whitson.

“Ajo do të vendosë një tjetër rekord në këtë moment, – tha ai. – Ajo është e para grua që merr për të dytën herë komandën e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar. Stacioni hapësinor është në duar të sigurta me Peggyn”.

Në moshën 57-vjeçare, ajo është edhe gruaja më e moshuar që ka dalë në hapësirë. E lindur në Ioëa, ajo ka një diplomë masteri të avancuar në biokimi dhe ka punuar për NASA-n në disa pozicione të larta të shkencës mjekësore dhe kërkimit, para se të zgjidhej si kandidate për astronaute në vitin 1996. Ajo ka fluturuar në hapësirë për të parën herë në vitin 2002 dhe u bë e para grua në komandën e “ISS” në vitin 2007.

Top Channel