Reforma në arsim, Nikolla: Me shumë punë arritëm ndryshimin

22/04/2017 00:00

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka mbështetur edhe një herë reformën në sistemin arsimor dhe kësaj radhe me fakte konkrete që kanë dalë nga raporti kombëtar mbi perceptimin e prindërve dhe mësueve të reformës në arsim.

Duke krahasuar akuzat dhe përbaltjen pa asnjë fakt me rezultatet e reformës, ministrja Nikolla u ka kërkuar të gjithë mësuesve dhe faktorëve të tjerë të sistemit arsimor, që të mos lejojnë gojët e liga që të përdhosin punën e bërë deri më tani.

“Nuk mund të heshtë kur dëgjoj lloj lloj batakçiu që pasi nuk arritën atë që dëshironin filluan të hedhin baltë duke pretenduar vlera që as nuk i besojnë dhe aq më pak që mund t’i kenë tentuar t’i aplikojnë. Mos lejoni që gojët e liga të përdhosin një betejë të cilën ne e fituam me shumë mund dhe sakrificë”, deklaroi Nikolla.

Madje, Nikolla sfidoi këdo, nga politika ose jo, që të tregojë qoftë edhe një fakt që rruga në të cilën ka hyrë arsimi në Shqipëri është e gabuar.

“Ftoj këdo, nga të gjitha krahët e politikës, që të thotë vetëm një tregues që ne nuk jemi në rrugën e duhur me reformën në arsim”, tha Nikolla.

4 mijë mësues jashtë profilit, ose pa arsimin përkatës, 600 tekste shkollore të papërshtatshme që janë zëvendësuar, si dhe 3.500 mësues që kanë hyrë në sitem nga portali “Një mësues për Shqipërinë” janë përmendur si disa nga arritjet kryesore të reformës në arsim.

Top Channel