Kërcimi i ardhshëm në dhomën e lindjes? (VIDEO)

20/04/2017 00:00

Shumë shpejt do të bëhet nënë, dhe gjatë muajit të 9-të të shtatzanisë së saj pranon se ka provuar “gjithçka” që të nxisë lindjen.

Aktorja dhe balerina nga Los Angeles, Gemma Marin postoi një video në Instagram teksa kërcen me partnerin e saj Israel Duffus, ndërkohë që është afër javës së 41-të.

“Kemi provuar gjithçka! Pikante, sallata të famshme, çajra, ecje, seks, çokollatë… edhe dje kërcyem sërish. Alexandra është kaq rehat aty brenda. Mendoni se kërcimi i ardhshëm do të jetë në dhomën e lindjes?”, shkruan Gemma.

Në klip duket Gemma që tregon barkun e stërmadh. Çifti kërcen me ritmet e këngës Taboo, dhe janë në sinkron me njëri-tjetrin. Video është parë pothuajse gjysëm milioni herë. Nëse Alexandra nuk lind deri në fund të javës, doktorët i kanë thënë se do të stimulojnë lindjen.

Top Channel